Bota

Finlanda nënshkruan pakt 10-vjeçar të sigurisë me Ukrainën! 188 milionë euro ndihmë ushtarake për Kievin

Ditën e sotme (3 prill), Finlanda nënshkroi një pakt sigurie 10 vjeçare me Ukrainën për t’i dërguar asaj një ndihmë ushtarake prej 188 milionë eurosh.

Marrëveshja mbulon bashkëpunimin e sigurisë dhe mbështetjen afatgjatë, për mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës kundër pushtimit dyvjeçar të Rusisë dhe për reformat dhe rindërtimin e Ukrainës.

“Marrëveshja 10-vjeçare është dëshmi e angazhimit afatgjatë të Finlandës për të mbështetur Ukrainën”, thuhet në një deklaratë.

Finlanda do të sigurojë gjithashtu një paketë tjetër të materialeve mbrojtëse, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe municione të kalibrit të rëndë ndër të tjera, tha presidenti finlandez Aleksandër Stubb në një konferencë të përbashkët shtypi me Zelenskiy në kryeqytetin ukrainas.

Ai theksoi se paketa e re e ndihmës do ta çonte kontributin total finlandez në mbrojtjen e Ukrainës që nga viti 2022 në rreth 2 miliardë euro.

“Ne nuk po e japim këtë mbështetje ushtarake vetëm për Ukrainën që të mbrohet, ne po e japim këtë mbështetje ushtarake për Ukrainën që të fitojë këtë luftë”, tha Stubb.