Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla Morina ka një mesazh shumë të fuqishëm për të gjithë ne!

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.

Edhe pse prej kohësh të ndarë, ‘thumbat’ në rrjete sociale mes tyre vazhduan për një kohë të gjatë. Nuk dihet nëse më i fundit ka të bëjë me ish-partnerin e saj, por gjasat janë të jetë kështu. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja ka një mesazh shumë të fuqishëm.

Të dalësh mbi njerëzit do të thotë të përballesh me zemërimin e tyre! Nëse arrin të kesh nivel inteligjence dhe kulture më të madhe se ata, duhet të jesh gati, se fuqia e tyre do të synojë të të tërheqë mbrapsht në llum dhe kur dështon, të të hedhë baltë dhe kur baltos, të të shkelë me këmbë; Nëse arrin sukses dhe prek lartësitë, do të kesh kundra teje shumicën, një armatë të tërë njerëzish, e cila shpesh udhëhiqet nga histeria e grave mendjelehta dhe patriotizmi vulgar i burrave injorantë…

Ky reagim duket të ketë ardhur menjëherë pasi i pyetur në një bisedë online nga ndjekësit, ish- partneri i saj kur u pyet për Fjollën u shpreh duke u bërë sikur nuk e njeh.

Epo, edhe kaq kohë pas ndarjes duket se ‘lufta’ mes tyre nuk ka ndërmend të përfundojë…