Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla Morina nuk mund të ishte më krenare se kaq për vajzën e saj!

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka. Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.

E teksa me anë të një postimi ku iu kundërvu portaleve që spekuluan për të, këngëtarja duket se i vuri ‘pikat mbi i’ lidhur me këtë çështje. Sidoqoftë me aktivitetin në rrjete sociale, Fjolla ka treguar gjithmonë për ndjekësit se çfarë bën në përditshmërinë e saj. E me anë të një Instastory të bërë pak më parë në llogarinë e saj, teksa shpesh shfaqet duke treguar vogëlushet e saj, këngëtarja na emocionoi me një postim teksa ka treguar se ndodhet në festën e Abetares së vajzës së vogël.

Epo, bukuroshja nuk mund të ishte në të vërtetë më krenare se kaq!

Ai është sipërmarrës, por prej disa kohësh është bërë pjesë e medias rozë, që në momentin kur u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren Fjolla Morina, marrëdhënie e cila u finalizua me një martesë përrallore në Maldive një vit më parë. Mirëpo, dyshja nuk qëndruan çift për një kohë të gjatë dhe shumë shpejt deklaruan se nuk janë më me njëri- tjetrin.