Celebrities Gossip Showbiz

Fjoralba Ponari do ta falte tradhtinë, por…

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në “The Voice of Albania”. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.

Shpesh, Fjoralba bën në Instastory-t e saj biseda me ndjekësit nëpërmjet ‘Ask-eve’ ku ata kanë mundësi ta pyesin për çfarë duan të dinë më shumë dhe kjo e fundit t’i përgjigjet. Ashtu si ka bërë së fundmi, ku dikush e ka pyetur nëse do ta falte tradhtinë. Epo, përgjigja e Fjoralbës duke parë përgjigjet e saj të mëparshme ishte deri diku e pritshme.

Për ta falur do ta falja, aq më tepër nëse në mes do të kishte fëmijë, por nuk do të mundesha kurrë të vazhdoja me të. Kjo sepse unë kam punuar shumë me veten. Ta dua, ta respektoj, ta vlersoj njeriun që jam sot dhe nuk do mundesha të përtypja një zhvlersim/ cënim të asaj që jam e përfaqësoj si njeri, aq më tepër nga ai me të cilin unë kam zgjedhur të ndaj ëndrrat e projektimet e së ardhmes sime. Joshja e tundinimi, na rrotullohet të gjithëve, pa dallim gjinore, ama në logjikën time tradhëtia është proces që ti ja lejon vetes të ndodhë.

Moderatorja Fjoralba Ponari humbi të ëmën në fillim të muajit shkurt. Ajo u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, për arsye që nuk dihen ende. E ftuar para pak javësh në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ajo foli për herë të parë për këtë humbje kaq të madhe dhe se si po e përjeton ajo.