Celebrities Film & Tv Showbiz

Flet miku i Eglës, Klinsi Lala: “Na ka dalë jashtë pritshmërive, është një nga pretendentet kryesore për të fituar…”

I ftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje me Skype për “Wake Up”, ka qenë miku dhe bashkëpunëtori i Egla Cenos, Klinsi Lala, Drejtor i Qendrës së Artit Elbasan. Ai ka folur më shumë mbi lojën e saj brenda shtëpisë dhe si e parashikon rrugëtimin e saj tani…

Si po të duket loja e Eglës?

Na ka dalë pak jashtë pritshmërive, është faktorizuar shumë. Sot që flasim është një nga pretendentet kryesore për ta fituar këtë reality show. Presim si do të shkojë situata e dhomës së bardhë. Jemi të gjithë në mbështetje të saj.

Si mendon se do të shkojë tani pjesa e dhomës së bardhë?

Unë nuk mendoj se Egla e ka lojën me Ilnisën dhe Meritonin, paçka atyre që kanë ndodhur. Ka tjetër fokus. Gara e Eglës ka marrë tjetër drejtim. Besoj edhe këto tre ditë do t’i kalojë me shumë sukses dhe do t’i fokusohet lojës së madhe në atë shtëpi të madhe. Do të ketë tjetër qasje.

Me kë mendon se e ka luftën Egla brenda në shtëpi?

Egla luftën e ka me veten, në këtë moment. Ka kaluar në një stad tjetër dhe është pretendente shumë e fortë. Duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të rregullojë disa gjëra. Duhet të zbutet pak, të ketë një fjalor më të moderuar. Më kishte thënë para se të hynte që do luante fort e do i përgjigjej të tjerëve me të njëjtën monedhë.