Showbiz

Flor Mumajesi: “Nuk mund t’i largohem asaj që i kam dedikuar jetën”

Vetëm para pak ditësh këngëtari dhe kantautori shumë i dashur për publikun shqiptar, Flor Mumajesi bëri një postim një historinë e Instagram-it duke i bërë të gjithë konfuzë.

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika” ,-shkruante ai duke marrë menjëherë edhe reagimin e fansave të cilët nuk mund ta konceptojnë këtë vendim kaq shpejt.

Ditën e kaluar me anë të një video-je të postuar në këtë rrjet social, Flori mes shumë emocionesh shpjegoi se ka shumë kohë që mendon të tërhiqet nga muzika. Megjithatë, dashuria për të, që i ka dedikuar edhe jetën, nuk e lejon kantautorin që të heqë dorë kaq lehtë.

Thënë kjo, Flori shtoi se e gjitha kjo situatë e ka frymëzuar për të krijuar një tjetër projekt muzikor që do të publikohet shumë shpejt për të gjithë publikun e veçanërisht fansat e tij që e kanë mbështetur prej vitesh.