Aktualitet

Fluks i lartë pushuesish në Shëngjin, trafiku bllokon qytetin!

Temperaturat e larta që kanë shoqëruar ditët e fundit vendin tonë, kanë sjellë fluks të lartë pushuesish këtë të premte në bregdetin e Shëngjinit. Si pasojë e fluksit të pushuesve është krijuar edhe trafik i në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar.

Edhe pse jemi ne ditët e fundit të gushtit Shëngjini mbetet një nga zgjedhjet për pushime, ku dhe nga targat e makinave duken që pjesa më e madhe mbeten nga Kosova.  Këtij fluksi i shtohen edhe pushuesit ditor apo të Lezhës që shijojnë këto ditë të nxehta.

Rikujtojmë se, jo pak incidente kanë ndodhur gjatë kësaj vere edhe në plazhin e Shëngjinit. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë Kufitare iu shpëton jetën 2 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin, pasi mjeti i tyre lundrues Jet Ski, pësoi defekt në mes të detit, para disa ditësh.

Pas gjysmë ore kërkimi në det, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar rreth 5 milje larg, njërin nga shtetasit, i cili po tentonte të dilte në breg me not dhe më pas kanë lokalizuar drejtuesin e mjetit lundrues që kishte pësuar defekt.