Sport

Formula 1, sot gara e 11-të në Britani të Madhe/Max Verstappen në pole position!

Sot në orën 16:00, në Britaninë e Madhe zhvillohet gara e 11-të e sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1. Në provat zyrtare të një dite më parë, në pistën Silverstone të gjatë 5.9 kilometra, në rajonin Northamptonshire, Max Verstappen pushtoi pole position-in. Kampioni i botës, me Red Bull nënshkroi kohën më të mirë, në tentativën e fundit në dispozicion, duke rrëmbyer vendin e parë nga Lando Norris, i cili së bashku me Oscar Piastri (i treti) certifikojnë një seancë për t’u mbajtur mend për McLaren.

Gëzimi britanik kundërpeshon zhgënjimin te Ferrari. Pas grindjes në Q1, Charles Leclerc e Carlos Sainz duhet të kënaqen me vendin e katërt dhe atë të pesë. Më keq vajti për Sergio Perez-in, i cili do të startojë i 16-ti, pas kaosit në fund të Q1.

PROVAT ZYRTARE

Rreshti i parë

1.   Max Verstappen (Red Bull)

2.   Lando Norris (McLaren)

Rreshti i dytë

3.   Oscar Piastri (McLaren)

4.   Charles Leclerc (Ferrari)

Rreshti i tretë

5.   Carlos Sainz (Ferrari)

6.   George Russell (Mercedes)

Rreshti i katërt

7.   Lewis Hamilton (Mercedes)

8.   Alexander Albon (Williams)

Rreshti i pestë

9.   Fernando Alonso (Aston Martin)

10. Pierre Gasly (Alpine)

Rreshti i gjashtë

11. Nico Hulkenberg (Haas)

12. Lance Stroll (Aston Martin)

Rreshti i shtatë

13. Esteban Ocon (Alpine)

14. Logan Sargeant (Williams)

Rreshti i tetë

15. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)

16. Sergio Perez (Red Bull)

Rreshti i nëntë

17. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

18. Zhou Guanyu (Alfa Romeo)

Rreshti i dhjetë

19.  Nyck De Vries (AlphaTauri)

20. Kevin Magnussen (Haas)