Politikë

Fotolajm/ Nga biseda me Leonardo Di Caprio te takimi me Justin Trudeau/ Rama nxjerr fotot nga dita e dytë e Konferencës për Klimën në Glasgow!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album me foto nga dita e dytë e Konferencës së Klimës, Cop26 e cila po mbahet në Glasgow, Skoci.

Rama është takuar me një pjesë të madhe të liderëve botërorë që janë të pranishëm në këtë samit. Ai po ashtu u takua edhe me aktorin e njohur botëror, Leonardo Di Caprio-s, i cili ishte i pranishëm aty në cilësinë e ambasadorit të mbrojtjes së natyrës. Më herët gjatë ditës Rama bëri publik edhe takimin me aktorin me famë botërore Leonardo Di Caprio, duke theksuar se me të e bashkon mbrojtja e lumit Vjosa.

Kryeministri shqiptar shihet duke biseduar me ish-kryeministren e Britanisë Teresa May, me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kryeministrin e Izraelit, princin e Arabisë Saudite etj.