Food & Drink

Gabimet që po bëni teksa jeni duke përgatitur kokoshkat!

Kokoshkat janë relativisht të shëndetshme dhe të lehta për t’u përgatitur shpejt dhe në sasi të mëdha. Ekzistojnë disa gabime klasike që bëjmë të gjithë kur i përgatisim ato.  Një gabim që kemi bërë të gjithë është përdorimi i një tenxhere shumë të vogël. Sa më e vogël të jetë tenxherja, aq më shumë ka të ngjarë që kokoshkat të ngjiten në fund. Gjithashtu jo të gjitha tenxheret janë ideale për të bërë kokoshka. Mos harroni se kokoshkat “plasin” shumë, ndaj tenxherja e duhur nuk është shumë e vogël, por e mesme, që të kenë vend.

Për të bërë kokoshka ju duhet një lugë gjelle vaj ose një lugë çaji gjalpë, që të mos ngjiten dhe gjithashtu të mos notojnë në vaj. Nëse shtojmë më shumë, kokrrat e misrit nuk do të mund të bëhen siç duhet, ndërsa rezultati përfundimtar do të jetë kokoshka më të yndyrshme në shije dhe më shumë kalori. Pa kapak, harrojini kokoshkat. Nëse dëshironi t’i hani dhe jo t’i ndiqni në të gjithë kuzhinën, atëherë duhet të përdorni një tenxhere me kapak.

Dhe sigurisht jo çdo kapak, por ai që i përshtatet në mënyrë të përkryer enës specifike. Nëse po bëjmë kokoshka të kripura apo të ëmbla, duhet të dimë se kur është koha e duhur për të shtuar sheqerin, mjaltin ose kripën. Për të marrë rezultatin e dëshiruar, i hedhim kur kokoshkat të jenë të nxehta dhe pak para se t’i vendosim në enën e servirjes.