Aktualitet Dilema Sociale

Gazetari i ekonomisë, Enio Civici: “Nuk është momenti për ta aplikuar sistemin e taksimit të dypunësimit në Shqipëri”

Enio Civici i ftuar në “Dilema Sociale” ka folur për taksimin e dypunësimit, vendim që nuk u prit mirë nga njerëzit. Ai foli për fillimin e krijimit të këtij ligji, i cili është menduar të bëhet që në shkurt të vitit të kaluar, por është shtyrë për shkak të pandemisë.

Ky ligj është krijuar që në shkurt të 2020. Shteti ka tentuar vazhdimisht ta miratojë, por aplikimi i këtij sistemi është shtyrë çdo tre muaj. Nuk duhet të na bëjë çudi, pasi funksionon në të gjithë botën e zhvilluar, quhet sistem akumulativ.

Megjithëse, Enio është përkrahës i sistemit akumulativ të taksimit, ai u shpreh se nuk është koha e duhur për ta aplikuar në Shqipëri.

Nuk është koha e duhur për ta aplikuar në Shqipëri këtë system. Duhej pritur që të merrnim veten pas pandemisë. Nga taksat që japim marrim shumë pak, pasi shërbimet sociale janë zhytur në korrupsion. Na kanë ndihmuar pak këto shërbimet online pa pagesë që po përdoren kohët e fundit.