Celebrities Showbiz

George Clooney i drejtohet mediave lidhur me sigurinë e fëmijëve dhe privatësinë e tyre!

Aktori i njohur i Hollywood-it, George Clooney ka publikuar së fundmi një letër të hapur ku kërkon nga mediat që të mos publikojnë foto që tregojnë fytyrën e fëmijëve të tij. Sipas aktorit, imazhe të tilla i vënë në rrezik dy fëmijët, veçanërisht për shkak të punës së bashkëshortes së tij, duke qenë një avikate e të drejtave të njeriut.

Clooney tha se për këtë arsye ai dhe bashkëshortja e tij nuk përdorin rrjetet sociale dhe janë mbrojtës të privatësisë së fëmijëve të tyre. Aktori vendosi që të shkruante letrën pasi pa fotot e vajzës së këngëtares Billie Lourd të publikuara në internet. Ai shkroi:

Pasi pamë fotot e foshnjës 1-vjeçare të Billie Lourd në lajmet tuaj dhe faktin që më pas i hoqët ato fotografi, ne do të kërkojmë që të përmbaheni nga vendosja e fytyrave të fëmijëve tanë në postimet tuaj. Unë jam një personazh publik dhe i pranoj fotot shpesh ndërhyrëse si pjesë të çmimit që duhet të paguaj për të bërë punën time. Fëmijët tanë nuk kanë asnjë angazhim të tillë. Natyra e punës së bashkëshortes sime e detyron atë të përballet dhe të gjykojë grupet terroriste dhe ne marrim sa më shumë masa paraprake që mundemi për të mbajtur familjen tonë të sigurt. Ne nuk mund t’i mbrojmë fëmijët tanë nëse ndonjë media vendos fytyrat e tyre në kopertinë. Ne nuk kemi shitur kurrë një foto të fëmijëve tanë, nuk jemi në rrjetet sociale dhe nuk postojmë kurrë foto sepse të bëjmë një gjë të tillë do të vinte jetën e tyre në rrezik. Jo rrezik paranojak, por çështje të botës reale, me pasoja të botës reale. Shpresojmë që do të pajtoheni që nevoja për të shitur reklama nuk është më e madhe se nevoja për të mbajtur fëmijët e pafajshëm nga të qenit në qendër të vëmendjes.

Faleminderit, George Clooney.

Rikujtojmë se, George Clooney dhe bashkëshorja e tij Amal u nisën nga Sidney me avion privat për në ishullin Hamilton pas përfundimit të karantinës së detyrueshme 14-ditore që e kaloi në rezidencën e tij super luksoze prej 9 milion dollarësh. Të shoqëruar me dy fëmijët e tyre binjakë, Ella dhe Alexander, shkuan menjëherë në ishullin Hamilton në Queensland, ku ylli i Hollywood-it  po xhiron filmin e tij të suksesshëm “Ticket to Paradise” me Julia Roberts.