Showbiz

George dhe Amal Clooney dhurojnë 100.000 dollarë për dëmet në Bejrut

Çifti i famshëm dhe shumë i përfolur George dhe Amal Clooney thanë në një deklratatë për mediat amerikane se kanë vendosur të dhurojnë 100.000 dollarë për dëmet e shpërthimit masiv në Bejrut, Libani.

Ata janë solidarizuar me familjat e viktimave të ngjarjes së tmerrshme që i mori jetën mbi 135 personave dhe plagosi 5000 të tjerë.

Duke qenë se Amal ka origjinë Libaneze, ata kanë qenë të parët të cilët kanë bërë donacione tek 3 shoqata bamirëse; “Lebanese Red Cross”, “Impact Lebanon” dhe “Baytna Baytak”.

Aktori dhe avokatja përkatësisht 59 e 42-vjeç u bënë thirrje edhe personazheve të tjerë që të dhurojnë sa të mundem për popullin e Bejrutit të cilët po kalojnë një situatë mjaft të vështirë.