Showbiz

Gérard Depardieu vjen në Shqipëri, zgjedh Gjirokastrën për xhiruar filmin e ri

Ditën e djeshme ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka njoftuar nëpërmjet platformave sociale se aktori i famshëm hollivudian, Gérard Depardieu momentalisht ndodhet në Shqipëri.

Ylli francez i kinemasë, do të jetë për pak kohë në Gjirokastër për të xhiruar filmin më të ri me regji të Arben Kastratit nga Prishtina.

Filmi quhet “Miloshevici dhe Unë” ku Depardieu do të ketë rolin kryesor. “Në Gjirokastrën e historisë, të kulturës por edhe të skenografisë gjithmonë e më të kërkuar të kinemasë, mirëpritëm të famshmin Gérard Depardieu, bashkë me kryetarin e bashkisë Flamur Golemi” ,-shkruan ajo përbri fotos ku shfaqet me aktorin.