Bota

Hidhet në lumin Seine, vetëvritet aktorja franceze Emmanuelle Debever!

Ndërron jetë aktorja Emmanuelle Debever. Aktorja është ndarë nga jeta pak ditë më parë por lajmi del vetëm tani, i komunikuar nga llogaria X e Institutit Kombëtar Audioviziv.

Debever, 60 vjeç, kreu vetëvrasje duke u hedhur në lumin Seine disa ditë më parë.

Në vitin 2019, aktorja e denoncoi aktorin e njohur për abuzim në xhirimet e filmit “Danton”. Depardieu ka mohuar gjithmonë çdo akuzë kundrejt tij.

Vdekja e aktores ndodhi më 7 dhjetor, ditën në të cilën u transmetua programi “Complément d’enquête” (Hetimi vijon) në France 2 TV, një hetim mbi rastet e dyshuar të dhunës seksuale të kryera nga aktori francez, me titull “Gérard Depardieu: la chute de l’ogre” (Gérard Depardieu: Rënia e viganit).

Por Deber nuk ishte e vetmja që fajësoi Depardieu.

Disa ditë më parë nga Hélène Darras erdhën akuza të tjera kundër tij. Aktorja deklaroi se Depardieu e sulmoi seksualisht në xhirimet e filmit “Disc” të vitit 2007-të.

Akuza e Darras vjen pasi aktorja Charlotte Arnould paraqiti një ankesë duke e akuzuar aktorin për përdhunim. Çështja e Arnould aktualisht po shqyrtohet në gjykatë.

Depardieu i ka mohuar të gjitha akuzat. Në intervistën e transmetuar në programin “Complément d’enquête”, Darras tregon se si Depardieu e kishte ngacmuar atë në xhirimet e “Disc” kur ajo ishte 26 vjeçe.

“Ai më pa sikur të isha një copë mishi. Kisha veshur një fustan shumë të ngushtë, që ishte kostumi i rolit dhe ai mu afrua më pranë dhe më kaloi dorën në ije dhe të pasmet e mia”, tha ndër të tjera Darras në intervistën e saj.

Në atë kohë, ajo tha se nuk e raportoi skandalin nga frika se mos i pritej karriera në të ardhmen. “Nuk kisha mbaruar as shkollën e teatrit. Doja shumë të bëhesha aktore dhe nuk doja të futesha në listën e zezë në moshën 26 vjeçare,” tha ajo për “Complément d’enquête”.

Të paktën gjashtëmbëdhjetë gra e kanë akuzuar aktorin me pasaportë të dyfishtë franceze dhe ruse për dhunë seksuale -TCH–