Showbiz

Getinjo dhe Mozzik një të ardhme dhe një ‘label’ të ri?!

Dy reperat nga Kosova duket se po ecin shumë mirë edhe pa mbështetjen e shtëpisë diskografike “On Records” me të cilën ndërprenë kontratat e tyre.

Prej ditësh ata kanë paralajmëruar punën e tyre mbi projekte të reja muzikore të cilat po priten me padurim nga publiku dhe fansat e tyre.

Vetëm pak orë më parë ata kanë prezantuar një llogari të re Instagrami e quajtur ‘2eurogang’ që mban fotot e tyre. Aludohet se kjo është shptëpia e re diskografike e themeluar dhe menaxhuar nga dy vëllezërit dhe vendi ku po punohen këngët e tyre të reja.

Kjo faqe ka edhe një moto të sajën e vendosur nga Getinjo dhe Mozzik e cila thotë; “Ne jemi e ardhmja, jini pozitivë, ëndërroni dhe mos hiqni kurrë dorë”.

‘2eurogang’ përfaqëson historinë e fillimit të karrierës muzikore që nisi me 2 euro në llogarinë e tyre bankare që tani figuron miliona.