Showbiz

Getinjo feston ditëlindjen, Mozzik zbulon një foto të ëmbël nga fëmijëria

Ata janë vëllezër, repera e njëkohësisht shumë të famshëm por më i riu prej tyre sot feston ditëlindjen. Bëhet fjalë për Mozzik i cili ka marrë qindra urime nga miqtë dhe fansat e tij e veçanërisht nga vëllai i cili i kushtoi disa fjalë publikisht.

Nëse vizitoni profilin e Instagram-it të Mozzik-ut do të shihni një foto të hershme të tij dhe Getinjos kur kanë qenë të vegjël. Kjo foto e ëmbël shoqërohet me diçiturën: “Urime ditëlindja vëllai im! Të priftë e mbara edhe për shumë vite të tjera, me suksese e shëndet së bashku!”

Dy vëllezërit repera prej pak kohësh janë larguar nga Kosova për t’u zhvendosur në Gjermani ku kanë themeluar shtëpinë e tyre diskografike “2 Euro Gang”.