Showbiz

Getinjo i jep projekteve të tij muzikore një tjetër drejtim

Pak ditë më parë dy reperat nga Kosova, Mozzik dhe Getinjo i shëkputën marrëdhëniet e tyre me shtëpinë diskografike “On Records” dhe kjo gjë bëri shumë zhurmë në media.

Edhe pse çështja do të zgjidhet nga organet gjyqësore dy vëllezërit ende vazhdojnë me sjelljen e prurjeve të reja muzikore të cilat ata po i përgatisin vetë.

Së fundmi Getinjo ka deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram se këngët e tij hip-hop do të marrin një tjetër drejtim, atë edukues njësoj si vitet ’90.

Ndërkohë që rryma hip-hip është shumë komerciale, reperi premton se do ta sjellë atë në origjinën e tij, madje ai shkruan se CD-ja e tij e ardhshme do të jetë aq edukuese sa do të shitet edhe në librari.