Celebrities Gossip Showbiz

Getinjo rrëfen historinë e vështirë të adoleshencës: “Ajo abortoi fëmijën dhe u largua”

Reperi i famshëm, Getinjo pak orë më parë ka dhënë një intervistë për “Prive.al”, ndryshe nga të tjerat.

Në rubrikën ‘5 Datat’, ai ka zbuluar 5 datat më të rëndësishme të jetës që kanë ndikuar në një formë apo në një tjetër tek ai duke lënë gjurmë. Një ndër to është edhe historia e dashurisë e vitit 2011 kur ai ishte adoleshent.

Getinjo rrëfeu se në atë kohë ishte i dashuruar me një vajzë e cila mbeti shtatzënë. Ata nuk arritën ta përjetonin historinë e tyre të dashurisë pasi vajza në fjalë vendosi ta abortojë fëmijën duke i dhënë kështu fund dhe marrëdhënies së tyre. Reperi u shpreh se pas kësaj ngjarjeje ai nuk e ka parë më atë.

Është e bazuar në histori të vërtetë. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka ikur jashtë vendit. Ajo e ka abortuar nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar.