Showbiz

Gigi dhe Zayn shijojnë ditët e tyre të fundit të pushimeve

Gigi Hadid dhe Zayn Malik muaj më parë publikuan një status në rrjetin social Twitter ku njoftuan se do t’i jepnin fund lidhjes së tyre por një muaj më pas u bashkuan sërish.

Që nga rikthimi ata kanë qenë të pandarë por nuk e kanë shfaqur shumë njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Momentalisht dyshja po shijojnë ditët e tyre të fundit të pushimeve në një destinacion të cilin nuk e kanë bërë të ditur për publikun. Gigi ka postuar një foto të ëmbël me Zayn ku shfaqen të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.