Showbiz

Gigi Hadid lind vajzën në një fermë, zbulohet arsyeja…

Pak ditë më parë u mësua se Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë.

Vogëlushja e tyre emri i së cilës ende nuk është bërë publik, gëzon shëndet të plotë. Dyshja e famshme janë në qiellin e 7-të dhe po kalojnë ditët më të bukura pranë të voglës së tyre.

Së fundmi konfirmohet se modelja e famshme e ka lindur vajzën në shtëpinë e saj në periferi. Zayn e bleu enkas fermën e tyre të vogël në mënyrë që Gigi të lindë në qetësi e në privatësi totale.

Një tjetër arsye për këtë vendim ishte frika nga infektimi me Covid-19. Gigi dhe Zayn kanë që në muajin maj që janë izoluar në fermën e tyre në Pensilvani shumë pranë një tjetër prone të Yolanda Hadid.