Celebrities Fashion Showbiz

Gillian Anderson dhe fustani i saj me vagina të qëndisura tronditi tapetin e kuq të Golden Globes!

Në ndarjen e çmimeve Golden Globe të së dielës mbrëma, fustani pa rripa dhei gjatë deri në dysheme i Gillian Anderson bëri jo pak, por shumë bujë . Ndërsa pas inspektimit të parë, krijimtaria Gabriela Hearst mishëron magjepsjen e vjetër të Hollywood-it, një vështrim më i afërt zbulon një kthesë më subversive: Shtimi i dhjetëra vulvash të qëndisura të qepura në fund.

Duke folur për Deadline në tapetin e kuq të Golden Globes, ylli i “Sex Education” shpjegoi se e zgjodhi atë për kaq shumë arsye dhe shtoi:

Është markë e përshtatshme.

E shoqëruar me një çantë dore metalike argjendi nga Aquazzura dhe gurë të çmuar nga Chopard, veshja shkaktoi debat në mediat sociale me disa përdorues në X që spekulonin zgjedhjen e yllit, e cilësuar si një “bashkëpunim” mes aktores dhe stilistes Gabriela Hearst, ishte një deklaratë e heshtur në mbështetje të të drejtave riprodhuese të grave.

Vetë Anderson shpjegoi për British Vogue se:

Meqenëse prania ime në Instagram ka nxjerrë në pah yonis (fjala sanskrite për mitër ose vaginë) që kur ‘Sex Education’ u shfaq në Netflix dhe me mantrën e markës sime (pije joalkoolike të mirëqenies) G-Spot për t’i dhënë përparësi kënaqësisë, doja ta sjell këtë element në dizajn… Jam shumë e kënaqur që Gabriela ishte gati për sfidën!

Dhe ishte një sfidë. Sipas aktores, secilit stilist iu deshën 3.5 orë për të qëndisur, në total rreth 150 orë. Anderson ka shpallur prej kohësh admirimin e saj për krijimet dhe kredencialet e qëndrueshmërisë së markës Gabriela Hearst. Hearst i tha New York Times se aktorja ishte muza e saj, duke shtuar:

Ajo është kaq seksi , kaq e fortë: Imazhi i bukurisë inteligjente.