Showbiz

Gjatë performancës, Justin Timberlake i rrëmbën fanses celularin

Ai sapo ka nxjerrë në treg albumin e tij më të ri “Man of the Woods” dhe disa nga këngët më të bukura i ka lançuar edhe në platformat më të famshme muzikore.

Mund të themi që Justin Timberlake është rikthyer fuqishëm dhe suksesshëm ndërkohë që po udhëton në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për të promovuar muzikën e tij të re.

Në një koncert në New York këngëtari nuk ka harruar të performojë edhe këngët e tij të vjetra të cilat ende mbeten shumë të pëlqyera nga publiku.

Teksa performonte në stadiumin “Prudential Centre” një fanse i është afruar për t’i bërë një video dhe ky moment për të është shndërruar në një kujtim të bukur. Mes atmosferës, këngëtari i ka rrëmbyer celularin adoleshentes dhe nisi të xhirojë veten dhe tij dhe fansat gjatë performancës energjike.

Madje vetë Justin i ka kërkuar vajzës të i’a dërgojë videon të cilën më pas e ka postuar edhe në rrjetet e tij sociale. “Nëse afrohesh shumë në skenë unë mund të të vjedh celularin” -shkruan Timberlake në diçiturën e videos.