Bota

Gjenden 70 trupa në Mariupol, OKB: Mbi 4 mijë civilë të vrarë që nga fillimi i luftës!

Më shumë se 4.000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, megjithëse numri i saktë është ndoshta shumë më i lartë, tha Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Gjithsej 4.031 njerëz u vranë, duke përfshirë gati 200 fëmijë, sipas OHCHR, e cila ka dhjetëra vëzhgues në vend. Shumica u vranë gjatë bombardimeve ose sulmeve ajrore.

OHCR nuk ka përmendur se kush ishte përgjegjës për vdekjet e civilëve. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në konflikt.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur me aktivistët indonezianë, më 27 maj, tha se rreth 12 milionë njerëz ishin zhvendosur për shkak të luftës në Ukrainë dhe se rreth 5.5 milionë ishin larguar nga vendi.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës fqinje më 24 shkurt.

Skaq, rreth 70 trupa të pajetë janë gjetur nën rrënojat e një ish-ndërtese industrial në qytetin e Mariupol të pushtuar nga Rusia, sipas ndihmës kryebashkiakut të Mariupolit Petro Andryushchenko.

Trupat u gjetën nga punonjësit e urgjencës ruse dhe u dërguan në një varr masiv. Andryushchenko tha se ata ishin njerëz që kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e shembur pasi ajo u godit nga granatimet.

“Asnjë identifikim nuk u krye, por vendasit thonë se në thelb nuk kishte asgjë për të identifikuar duke pasur parasysh gjendjen e trupave,” tha Andryushchenko.

Andryushchenko, kryetari i bashkisë dhe zyrtarë të tjerë lokalë nuk janë më në qytet dhe po postojnë përditësime nga një vendndodhje në territorin e kontrolluar nga ukrainas.

Të martën Andryushchenko raportoi se rreth 200 trupa të dekompozuar rëndë ishin nxjerrë nga nën rrënojat e një ndërtese banimi në qytet.