Botë e Çuditshme Lifestyle

Gjenden në shpellë mbetjet fosile të një gruaje të lashtë, por ka edhe më shumë se kaq…

Mbetjet fosile që i përkasin disa prej paraardhësve më të vjetër të njerëzimit janë shumë më të vjetra nga sa kishin menduar fillimisht shkencëtarët, sipas një studimi të ri. Fosilet, i përkisnin nje gruaje, të cilat u varrosën në shpellat e Afrikës së Jugut të njohura si Djepi i Njerëzimit. Sipas shkencëtarëve, mbetjet datojnë midis 3.4 dhe 3.7 milion vite më parë. Ky afat i ri kohor mund të riformësojë vlerësimet për evolucionin njerëzor.

Për vite me radhë shkencëtarët besonin se speciet Australopithecus africanus, fosilet e të cilit u zbuluan në shpellat Sterkfontein pranë Johanesburgut, kishin qenë më pak se 2.6 milionë vite të vjetra. Sipas Muzeut Smithsonian, speciet të cilat ecnin me dy këmbë ishin shumë më të shkurtra se njerëzit e sotëm. Meshkujt ishin mesatarisht 1.38cm dhe femrat ishin mesatarisht 1.15cm.

Por teknikat e reja sugjerojnë se zonja Ples, kafka e të cilës është zbuluar në 1947 dhe të tjerët që janë zbuluar janë në fakt një milion vite më të vjetra nga sa mendohej. Si rezultat, speciet ekzistonin në Tokë në të njëjtën kohë me majmunin e njohur si Lucy, mbetjet 3.2 milionë-vjeçare të të cilit i përkisnin Australopithecus afarensis të Afrikës.

Kjo do të thotë se të dy speciet mund të kenë ndërvepruar me njeri-tjetrin, sipas shkencëtarëve, duke e komplikuar vlerësimet se nga kanë ardhur njerëzit dhe duke sugjeruar se mund të mos ketë qenë një linjë kaq e thjeshtë evolucionare. Pra epema jonë familjare është “më shumë si një shkurre”,- tha shkencëtari francez Laurent Bruxelles i cili ishte pjesë e studimit.

Rikujtojmë, se mbetjet e fosileve të një zvarraniku të madh fluturues me nofkën “dragoi i vdekjes”, i cili jetoi së bashku me dinosaurët 86 milionë vjet më parë, janë zbuluar së fundmi në Argjentinë. Me një hapje krahësh rreth 9 metra, bëhet fjalë për pterosaurin më të madh, emri i të cilit do të thotë “hardhucë ​​me krahë”, i zbuluar në Amerikën e Jugut dhe një nga vertebrorët më të mëdhenj fluturues që ka jetuar ndonjëherë në planetin tonë.