Gossip Showbiz

Gjiko dhe Elita zbulojnë emrin e veçantë të vajzës së tyre!

Gjiko dhe Elita sapo janë bërë prindër për herë të dytë dhe të gjithë bëhemi menjëherë kuriozë për emrin e vajzës së tyre.

Dimë që djali quhet Zëri, një emër i veçantë dhe ashtu si është bërë traditë kohët e fundit, të famshmit tanë iu kanë vendosur emra fëmijëve të tyre që mbartin kuptime shumë domethënëse.

Lajmin e bukur e kanë konfirmuar sot të dy, si Elita, ashtu edhe Gjiko, me anë të postimeve në profilet përkatëse në Instagram.

Në fillim ishte moderatorja që postoi një foto, ku zbulonte portretin e vogëlushes, ndërsa ka bërë me dije edhe emrin që kanë zgjedhur për të: Bota.

Ndër të tjera Elita shkruan se familja e tyre tashmë është e plotësuar.