Showbiz

Gjithçka që nuk dini mbi Whitney Houston së shpejti do t’i mësoni në një dokumentar biografik

“Whitney” është dokumentari që pritet të dalë në verë, i cili do të fokusohet tek jeta dhe karriera e Whitney Houston, e ndarë nga jeta rreth 6 vite më parë. Dokumentari do të paraqesë performanca të papublikuara më parë të këngëtares.

Regjisori skocez Kevin Macdonald do të realizojë një prodhim që do të jetë i pari i autorizuar nga përfaqësuesit e Houston. “Roadside Attractions” dhe “Miramax” njoftuan se dokumentari pritet të publikohet më 6 korrik. “Whitney” është një rrëfim intim i jetës dhe karrierës së këngëtares.

Do të ketë edhe disa regjistrime të papublikuara më parë, filmime të rralla që nuk janë shfaqur deri tani dhe performanca “live” të regjistruara nga Houston në faza të ndryshme të jetës së saj, si dhe regjistrime origjinale në studio dhe “acapella” të disa prej sukseseve më të mëdha të saj.