Celebrities Fashion Showbiz

Goca, merrni shembull! Arbana Osmani dëshmon se fustanin tuaj të preferuar nuk keni pse e vishni vetëm për një rast!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ka shumë njerëz, të famshëm ose jo, që i shohin veshjet e tyre si ‘njëpërdorimshe’. Ndodh shpesh që të themi: ‘nuk e vesh më këtë fustan sepse e kam veshur njëherë’. E dimë që një pjesë e juaja e gjejnë veten ‘fajtorë’ për këtë.

Megjithatë, nga ana tjetër ka shumë personazhe që nuk e kanë kompleks të ripërsërisin veshjet e tyre në evente ose kudo ata qofshin. Shembulli konkret i kësaj është Arbana Osmani. Moderatorja shumë e dashur për publikun ka shkëlqyer edhe këtë edicion të “Big Brother VIP” me paraqitjet e saj plot stil. E pikërisht një prej fustaneve që ajo ka veshur në një nga prime-et e këtij spektakli, ajo zgjodhi që ta veshë edhe në një nga daljet e saj në përditshmëri. Ja pra ku e keni dhe ‘trendin’ e ri tani…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)