Aktualitet

Goditi nga pas një betoniere me motor, ndërron jetë 40 vjeçari!

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 40 vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Unazën Lindore në Tiranë. Një motor është ka goditur nga pas një betoniere që drejtohej nga 41-vjeçari i identifikuar si Astrit Halilaj.

Mësohet se drejtuesi i identifikuar si Erald Totilla, 40 vjeç u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë. Ai kishte pësuar fraktura dhe ka hemorragji. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe grupi hetimor për të zbardhur detajet dhe rrethanat e aksidentit.

Erald Totilla duket se ishte i apasionuar pas motorave sportivë dhe garave.