Tech

Google Keep vjen me disa veçori të reja!

Google po e fuqizon aplikacionin e saj Keep për mbajtjen e shënimeve me chatbot-in me Inteligjencë Artificiale, Gemini. Së shpejti, Keep do të pajiset me butonin “Help me create a list”, i cili ka për qëllim ta bëjë edhe më të lehtë krijimin e listave për aktivitete të përditshme.

Ky funksion gjenerues i Al mund të ju ndihmojë të krijoni lista të blerjeve apo edhe detyrave. Pasi kjo veçori të shpërndahet te të gjithë telefonat, ju mund të kërkoni nga Gemini në Keep që t’iu ndihmojë me lista të ndryshme si për shembull me paketimet për një udhëtim apo filma të ndryshëm.

Për momentin, funksioni “Help me create a list” nuk ka një datë zyrtare të prezantimit. Mirëpo, ndarja e informacioneve private ose të ndjeshme mund të mos jetë ide e mirë. Kështu që Google rekomandon që të mos e “ushqeni” aplikacionin Keep tashmë të fuqizuar nga Al me të dhëna të papërshtatshme.

Rikujtojmë, se Google ka larguar 13 aplikacione nga Play Store, menjëherë pasi ekspertët e sigurisë McAfee zbuluan se ato përmbanin virusin Xamalicious. Ky virus lejon shkarkimin e të dhënave në distancë, vetëm pasi të instalohet aplikacioni.Përdoruesit këshillohen që t’i fshijnë menjëherë këto aplikacione nga telefonat e tyre, para se telefoni i juaj të përfshihet nga virusi. Ja se për cilat aplikacione bëhet fjalë:

Essential Horoscope for Android

3D Skin Editor for PE Minecraft

Logo Maker Pro

Auto Click Repeater

Count Easy Calorie Calculator

Sound Volume Extender

LetterLink

NUMEROLOGY: PERSONAL HOROSCOPE & NUMBER PREDICTIONS

Step Keeper: Easy Pedometer

Track Your Sleep

Sound Volume Booster

Astrological Navigator: Daily Horoscope & Tarot

Universal Calculator