Sociale

Google paralajmëron fshirjen e miliona llogarive të përdoruesve në javët në vijim!

Ndoshta është koha për të kontrolluar se çfarë llogarish të vjetra keni në rrjetin Google si detyra universiteti, mesazhe apo email-e që nuk keni kontrolluar, pasi rrjeti ka paralajmëruar se brenda disa javëve miliona llogari në Gmail do të eliminohen. Pak më parë gjiganti i teknologjisë lajmëronte në një deklaratë: “Nëse llogaria juaj konsiderohet inaktive, ne do të dërgojmë disa email-e paralajmërimi para se të veprojmë për fshirjen e email-it tuaj.”

“Paralajmërimet do të jepen disa muaj para se të veprohet konkretisht në llogarinë tuaj”, thuhej në mesazh. 

Sipas politikave të Google çdo llogari që ka qenë inaktive për dy vjet ose më shumë, do të eliminohet. Bashkë me të do të eliminohen dhe aspekte të tjera të programit si Google Calendar, Docs, Drive, ‘Meet and Photos’.

Kështu që nëse kontrolloni në faqet tuaja do të gjeni mesazhet e njoftimeve, ose ndryshe ruani dokumentet e apo komunikimet që ju nevojiten sërisht. bMiliona llogari Gmail e Google do të fshihen prej dhjetorit, sipas politikave të sigurisë për “llogaritë e braktisura” që mund të bëhen objekt ose vegël e sulmeve kibernetike.

Shumica e llogarive aktive do të ruajnë sistemin e verifikimit me dy hapa.Google rekomandon që ju të hyni në llogaritë tuaja të paktën një herë çdo vit dhe të mbani aktiv sistemin e verifikimit me dy hapa.

Njerëzit duan që produktet e shërbimet online të jenë të sigurta dhe nëse një llogari nuk është përdorur për një kohë të gjatë ajo ka më shumë gjasa të jetë e kompromentuar”, shkruante,” zv. Presidentja e Google, Ruth Kricheli në njoftim.