Bota

Greqia ofertë adoleshentëve, 50 GB kush bën vaksinën!

Qeveria greke ka menduar për një ofertë interesante për adoleshentët te cilët duan të vaksinohen kundër COVID-19.

Qevria ka menduar t’i japë 50 GB internet çdo adoleshenti nga 15-17 vjeç që do të bëjë vaksinën anti-COVID. Oferta do të startojë më 11 tetor dhe do të jetë në dispozicion të çdo individi i cili ka marrë të paktën dozën e parë.

Përmes aplikimit në site-n e posaçëm, në të cilin do të behet vërtetimi, konfigurimi e më pas kalimi i internetit. Kjo “dhuratë” do të përfshijë 10 GB çdo 30 ditë për një muaj.

Kjo ofertë vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë greke për të vaksinuar sa më shumë të rinj, me qëllim arritjen e imunitetit të tufës.

Aktualisht është vlerësuar më e përshtatshme për këtë kategori vaksina kundër COVID-19 e “Johnson and Johnson”.

Procesi i vaksinimit kundër virusi në Greqi është duke u zhvilluar me ritëm të shpejtë dhe të qëndrueshëm.