Ndryshe Politikë

Grida Duma, fituesja e Big Brother me politikanë sipas Ervin Bushatit!

E marta ‘Ndryshe’ nuk mund të mungonte edhe këtë javë për gjithë dëgjuesit e TAR. I ftuar special i këtij episodi ishte politikani Ervin Bushati, njëkohësisht dhe drejtor i përgjithshëm i Postës Shqiptare. Më tej, z. Bushati u përgjigj se si ndihet për rëndësinë që mbart ky post.

Është privilegj. Posta Shqiptare është kompania më e vjetër në Shqipëri. Është një sfidë personale dhe profesionale. Posta Shqiptare është kudo. Ka mbi 100 shërbime. Me shumë se gjysma është shërbim financiar. Ne flasim për heronjtë e mjekësisë dhe policisë, që padyshim janë, por edhe në postë shumë kanë punuar gjatë pandemisë dhe janë infektuar, disa nuk kanë mundur ta përballojnë dhe kanë dhënë jetën. Kanë bërë heroizëm. 

   E teksa, z. Bushati është pjesë e Partisë Socialiste, si e sheh ai qëndrimin e kryeministrit të vendit në trazirat që po ndodhin në opozitë?

Duhet të jetë në ‘Guinnes’ që ka protesta brenda një partie për të hequr kryetarin e partisë. Unë kam respekt për demokratët, por një gjë e tillë është përtej absurdes. Rama ka të drejtë të qartësojë qytetarët si i pari i familjes. Rama është kryeministri i Shqipërisë. Ka detyrë që të funksionojnë siç duhet të gjitha institucionet. E dyta, patjetër që është politikan, është për të mirën e shqiptarëve.

Por, si e sheh z. Bushati liderin e opozitës, Lulzim Basha?

Ne na ka parë Zoti me Lul Bashën, duhet të jemi realist. Në politikë nuk është e logjikshme të mendosh të fitosh kur ke Ramën kundërshtar. Është si të presësh të fitojë Tirana para Realit ose Barcelonës. Edhe nëse Berisha dhe Basha do të ndahen në dy forca politike, prapë nuk bëjnë dot më shumë se Rama. 

Sipas z. Bushati a mundet ta zëvendësojë kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Edi Ramën?

Rama është politikani më i suksesshëm, ka moshën dhe kapacitetin për të dhënë shumë. Shqiptarët kanë zgjedhur më të mirin. Nuk ka më të mirë në Shqipëri. 

Teksa nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se nëse do të organizohet një Big Brother me politikanë, kush do të donte ai të fitonte dhe përgjigja e z. Bushati mes opsioneve: Flamur Noka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi, Bujar Nishani dhe Grida Duma, ishte:

Atë që the të fundit (Grida Duma).