Gossip Music Showbiz

Grupi i famshëm rock “Kiss” shet katalogun e këngëve dhe jo vetëm!

Grupi i hard rock-ut “Kiss” ka shitur së fundmi katalogun e tij të këngëve tek një investitor suedez i muzikës për një shifër që mendohet të jetë mbi 300 milionë dollarë. “Pophouse Entertainment” me bazë në Stokholm bleu gjithashtu markën dhe pronësinë intelektuale të grupit.

Shitja shënon tërheqjen e grupit nga performancat live në turneun e tyre Botëror “End of the Road”. Edhe pse detajet e marrëveshjes “Kiss” nuk janë zbuluar, kuptohet se është e ngjashme me atë të grupit britanik “Genesis”, por më pak se shitja e katalogut të punës së Michael Jackson 600 milionë dollarë.

Megjithatë “Pophouse” do të zotërojë jo vetëm të drejtat për muzikën, por të gjithë markën “Kiss”, duke përfshirë shitjet e pronësisë intelektuale, të cilat do t’i lejojnë firmës suedeze të gjenerojë përmbajtje të ardhshme të gjeneruar nga AI.

Kompania, e cila më parë bashkëpunoi me “Kiss” në një projekt ‘avatar digjital’ në dhjetor të vitit të kaluar, prodhoi gjithashtu koncertet ‘Abba Voyage’ bazuar në një parim të ngjashëm. “Kiss” u themelua në vitin 1973 nga këngëtarët kryesorë Paul Stanley dhe Gene Simmons dhe u bën gjithashtu të njohur për bojën e tyre ikonike të fytyrës.