Showbiz

Halle Berry refuzon rolin e një transgjinori, i kërkon ndjesë publikut

Aktoren e famshme Halle Berry jemi mësuar ta shohim në role mjaft seksi por duket se këtë herë mund të vijë krejtësisht ndryshe.

Në një intervistë virtuale 53-vjeçarja tha ju ofrua të luante rolin e një transgjinori. Ajo nuk ka pranuar të luajë një personazh që i përket komunitetit LGBTQ+ pas kritikave të ashpra të publikut.

Fakti që ajo dëshironte të luante këtë rol, sipas publikut tregon se Halle nuk e mbështet komunitetin e transgjinorëve por në fakt aktorja ishte e frikësuar se nuk do t’i përfaqësonte siç duhet. “Dua që komuniteti i transgjinorëve të mund të tregojë vetë historinë e tyre. Më vjen keq që thuajse pranova të luaja një rol të tillë” -tha ajo.

Halle Berry nuk ka ndarë detaje të tjera sa i përket refuzimit t♪ këtij realizimi të ri filmit.