Showbiz

Harrojeni ‘Kiki Challenge”, Lindsay Lohan sapo krijoi një sfidë të re

Projekti muzikor i Drake, “In My Feelings” bëri namin këtë vit sidomos pasi u zbulua sfida e kërcimit nga makina që mban të njejtin titull ose ndryshe ‘#kikichallenge”.

Gjatë gjithë kësaj vere mijëra video kanë qarkulluar në rrjetet sociale ku personazhe të famshëm dhe njerez të thjeshtë postojnë versionin e tyre të këtij kërcimi ritmik.

Tashmë që stina e verës është drejt fundit, një sfidë e re sapo ka nisur dhe ajo quhet “#DotheLilo”. E gjitha kjo vetëm falë aktores hollivudiane Lindsay Lohan e cila ishte duke kërcyer për qejfin e saj në Mykonos teksa është xhiruar nga paparacët.

Videot e para të kësaj sfide të re sapo janë postuar në rrjetet sociale ndërkohë që në ditët në vijim kjo sfidë pritet të jetë virale duke u shfaqur kudo.