Showbiz

Harvey Weinstein kërkon ndjesë publike ndaj Meryl Streep dhe Jennifer Lawrence

Javë më parë dy aktoret e famshme janë shprehur publikisht se producenti i madh nuk i ka ngacmuar kurrë seksualisht dhe se puna me të ka qenë e qetë dhe e rehatshme.

Këto deklarata që tregojnë një eksperiencë personale pa i dalur në mbrojtje atij, janë përdor nga Weinstein për të dalë i pafajshëm nga situata e krijuar. Ndërkohë që shumë akuzime kanë shkuar për të, përfaqësuesit e tij kanë shfrytëzuar fjalët e aktoreve për të nxjerrë producentin si të pafajshëm.

Meryl dhe Jennifer kanë reaguar publikisht duke thënë se fakti që ato nuk janë ngacmuar apo përdhunuar nga Harvey nuk nënkupton që ai nuk është fajtor . Ai dhe përfaqësuesit e tij janë njerëz shfrytëzues që shtrembërojnë të vërtetën për përfitime personale.

Menjëherë pas tyre Weinstain ka kërkuar falje publike për keqpërdorjen e këtyre deklaratave duke theksuar se nuk ka qenë ky qëllimi i citimit. Ndërkohë hetimi për akuzat e ngriturat ndaj tij vazhdojnë ende.