Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Heidi përplaset ashpër me Julian: “Nuk më mëson dot ti mua moralin”!

Heidi dhe Julia janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme. E gjitha nisi pas diskutimeve për mentalitetin e 2 banoreve. Heidi nuk e priti aspak mirë një pyetje që Julia i kishte bërë më herët dhe shpërtheu ndaj kësaj të fundit duke e quajtur ‘skandaloze’.

Heidi: Paske qenë njeriu më skandaloz, na mësonke ti moral, do më mësosh ti mua mentalitetin.

Julia: Po, ti duhet të bësh aq vite jetë sa kam bërë unë që të kuptosh se çfarë është mentaliteti.

Heidi: Unë jam rritur andej, jam italiane, nuk e kam mentalitetin e mbyllur.

Julia: Nuk e ke treguar.

Heidi: Sepse nuk kam thënë si bëj seks unë?

Julia: Nëse je vajzë televizive jep një përgjigjie më të mençur.

Heidi: Po ça do të them, do të tregoj si e bëj unë?

Julia: Nuk më intereson fare, nuk kam asnjë joshje prej teje.