Showbiz

Heineken Sessions, Gianluca Zambrotta vjen në Shqipëri

Emocionet e ‘Champions League’ janë ndjerë edhe në Shqipëri. Mbrëmjen e kaluar ashtu si kundër e lajmëruam edhe në ‘Heineken Sessions’, ish-futbollisti italian Gianluca Zambrotta erdhi në Tiranë.

Për kampionin kjo ishte hera e dytë në Kryeqytetin shqiptar pasi për herë të parë ka ardhur me skuadrën e Milan-it, gjatë një miqësoreje me ekipin e Tiranës.

Ai tregoi eksperiencën e tij në tokën shqiptare, njëkohësisht duke e vlerësuar atë. Zambrotta ishte pjesëmarrës edhe në shorteun ‘live’ në një  nga klubet e Tiranës ku 15 persona u shpallën fitues për të parë një ndeshje gjysmë finale të ‘Uefa Champions League”.

Ish-futbollisti e shijoi në maksimum atmosferën festive dhe gjithashtu bëri një përshëndetje speciale për të gjithë dëgjuesit e ‘Heineken Sessions’ në Top Albania Radio.