Celebrities Showbiz

Helen Mirren ‘sfidon’ veten e saj, kësaj here si një modele në pasarelë!

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Helen Mirren bëri debutimin e saj më të fundit si modele. Ylli 76-vjeçar sfiloi në pasarelë ditën e dielë, para Kullës Eifel për shfaqjen e Javës së Modës në Paris të kompanisë “L’Oréal”. Mirren kishte zgjedhur të vishte një kostum të zbukuruar të zi dhe si make up kishte vendosur penel për sytë në ngjyrë të errët.

Ajo e kombinoi veshjen me taka me platformë të lartë dhe flokët i kishte të kapura në një topuz të çrregullt. Për sfilatën e saj, aktorja u shpreh se:

Unë jam angleze, mund ta bëj këtë. Unë do të jem në atë pasarelë si një gjigante. Unë i dua takat e larta, sepse është bukur të jesh papritur disa centimetra më e gjatë, veçanërisht kur je e rrethuar nga gjithë këto modele.

Rikujtojmë se, për Helen Mirren, një fytyrë e rregulluar me grim është e domosdoshme në një ditë pune edhe kur ajo po punon nga shtëpia. Ylli 75-vjeçar zbuloi se ajo ka përdoruar grim edhe gjatë karantinës. Aktorja e njohur tha për “People” se:

Çdo ditë vendosa make up. Nuk e bëra për bashkëshortin tim Taylor sepse Taylor kurrë nuk e vënë re. Ai pyet nëse jam grimuar apo jo por nuk i intereson vërtet. Ai ndonjëherë e thotë një mënyrë mjaft të çuditur se: ‘Oh, ti dukesh me të vërtetë bukur’. Ndihesha sikur po jetoja jetën time siç duhet. Pra, ishte në të vërtetë një përvojë e mirë për mua.