Bota

Hera e parë në historinë e vendit, gratë në Arabinë Saudite kërkojnë të bëhen makiniste!

Gratë në Arabinë Saudite kanë aplikuar së fundmi për t’u bërë makiniste. Deri para disa vitesh femrat nuk lejoheshin as të drejtonin makinën vetëm. Kërkesa për punë nga gratë në vendin konservator islam, me sa duket është e madhe. 28,000 aplikante iu përgjigjën një reklame të kompanisë hekurudhore spanjolle ‘Renfe’ për punësimin e 30 makinisteve në Arabinë Saudite. Është hera e parë në historinë e vendit islamik që gratë saudite mund të mësojnë këtë profesion. Dë thotë se:

Gratë në Arabinë Saudite në përgjithësi kanë shumë më pak të drejta se burrat.

Mundësitë e punësimit kanë qenë deri vonë të kufizuara në vende pune të tilla si mësuese apo personel mjekësor, pasi femrat duhej të respektojnë rregullat strikte të ndarjes gjinore. Deri në vitin 2018 gratë madje nuk lejoheshin as të drejtonin vetë makinën. Në vazhdën e përpjekjeve të princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman për ta hapur mbretërinë dhe për të diversifikuar ekonominë, përqindja e grave në numrin e përgjithshëm të fuqisë punëtore është pothuajse dyfishuar në pesë vitet e fundit dhe është tani rreth 33%.

Gratë po punojnë tani në profesione dikur të rezervuara për burrat dhe punëtorët migrantë. Megjithatë gratë janë ende të kufizuara, përveç kësaj aktiviste të shumta për të drejtat e njeriut dhe të grave janë në burg. Drejtueset e ardhshme të trenave do të ngasin trenat me shpejtësi të lartë ndërmjet qyteteve të Mekës dhe Medinës. Linja është ndërtuar nga kompania spanjolle Renfe, e cila është gjithashtu e përfshirë në organizimin e shërbimit që filloi në vitin 2018. Gratë që do të kalojnë procesin e përzgjedhjes do të shkollohen një vit me pagesë.

Së bashku me konsorciumin operativ, kompania spanjolle po bën kështu një transferim të rëndësishëm njohurish në shoqërinë saudite. Rikujtojmë se në vitin 2019 Arabia Saudite reformoi ligjet, lejoi që gratë të kalojnë kufirin pa lejen e një burri. Në të shkuarën Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite kërkonte që të firmosej një dokument nga një burrë i familjes në rast se një grua duhej të udhëtonte jashtë vendi. Kujtojmë se në vitin 2018, grave iu lejua që të merrnin gjithashtu edhe patentë shoferi.