Showbiz

Hillary Clinton zbulon për herë të parë sesi arriti të shpëtojë martesën e saj

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton së fundmi ka dhënë një intervistë për “Good Morning America” së bashku me vajzën e saj Chelsea.

Për herë të parë ajo ka treguar për vendimin e vështirë që është detyruar të marrë për martesën e saj pasi Bill Clinton e tradhëtoi me sekretaren Monica Lewinsky mes viteve 1995-1997.

Gjatë kësaj periudhe ajo u shpreh se ishte në një mëdyshje të madhe nëse duhet t’i jepte fund apo edhe një tjetër mundësi martesës së saj pasi kishte përgjegjësi edhe si Zonjë e Parë.

“Ka patur momente kur kam qenë shumë e pasigurt nëse martesa jonë mund të funksiononte. Por e pyeta veten: ‘A e dua akoma’? -Se dija nëse mund të qëndroja në një martesë pa ndjenja zemërimi, pakënaqësia apo dëshire për tu larguar” -tha ajo.

Mesa duket Hillary ka marrë vendimin e duhur që vendosi të luftojë mbi problemet në çift.