Showbiz

Humbja e babait e ndryshoi, rrëfehet vajza e Michael Jackson

Vajza e Michael Jackson, 22 -vjeçarja Paris ka publikuar albumin e saj debutues me titull “Wilted” në nder të babait të saj të ndjerë.

Bukuroshja shkroi 11 këngë për albumin, secila zbuloi një aspekt shumë intim dhe personal të përvojës së saj të jetës.

Nga Jackson ajo është frymëzuar për përdorimin e metaforave në muzikën e saj si një mënyrë për t’u përballur me ndjenjat e saj në lidhje me temën e secilës këngë.

Paris Jackson është shprehur rreth gjendjes së saj emocionale se sa shkatërruese ishte humbja e babait të saj të famshëm Michael, por thotë se përvoja e ka formuar më mirë dhe e ka bërë më të fortë.

Megjithëse Paris ishte vetëm 11 vjeç kur Michael vdiq në 2009, Paris thotë se nuk do të kishte qenë e njëjta po të mos kishte kaluar tragjedinë.

Duke folur për revistën “Fault” ajo tha: “Unë besoj se gjithçka që më ka ndodhur më ka transformuar në personin që jam sot”.