Celebrities Gossip Showbiz

“I bëj thirrje publikut…” Çfarë i kërkon Meridiani ndjekësve të tij pak konfliktit me Romeon?

Të gjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18 Shkurtit në natën finale të “Big Brother VIP”. Një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione. Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ishte një mbrëmje maratonë. Pas afërsisht 6 orëve në transmetim direkt u shpall edhe fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. E pas përfundimit të këtij programi kaq gjigant, ish- yjet e programit sërish vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Së fundmi ka qenë Meridiani ai i cili i ftuar në një intervistë për Prive ka folur lidhur me një konflikt që gjatë kohës së ‘BBV’ bëri mjaft bujë.

Bëhet fjalë për ‘sherrin online’ mes opinionistit dhe Romeo Veshajt, teksa Meridiani ka vendosur të flasë duke bërë dhe një thirrje publike për ndjekësit.

Adoleshentët janë ndoshta pak më të lidhur me Donaldin. Por ajo që më ka pëlqyer te Iliri është që ai donte t’i ngjiste gjërat me shkallë e jo me ashensor. Nga të tjerë u bë një fushatë shumë e fortë, që dukej si politikë. Kërkonin ta merrnin atë gjë me zor.Isha në shtëpinë time për qejf dhe po bëja një status për të sqaruar një shprehje që kisha thënë unë. Ne duam të jemi ‘openmind’ po nuk jemi. Unë besoj që për këdo këtu krenaria e një mashkulli është femra që ka në krah. Këtë po e sqaroja në “Instagram”, kur më vjen një telefonatë me një trashje zëri. Në Shqipëri nuk shkon kjo, ose je artist ose je i fortë. Më vjen një telefonat për t’u takuar dhe unë e prita me shumë qytetari. E lamë për t’u takuar, pastaj këtu më është bërë një padrejtësi, sepse pas telefonatës është bërë një status denigrues ndaj meje që i bëri thirrje publiktu për të nisur një hashtag për mua.

Para pak kohësh i ftuar në ‘Ndryshe’, Meridiani u shpreh për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa foli për këtë eksperiencë kaq të veçantë, Meridiani rrëfeu sjelljen e tij në atë shtëpi, teksa gjithashtu bën një deklaratë të fortë lidhur me atë që mund t’i shkaktonte secilit prej VIP-ave.