Showbiz

I jepet lamtumira e fundit reperit të ndjerë Mac Miller

Reperi i famshëm Mac Miller i cili humbi jetën rreth 4 ditë më parë i’u dha lamtumira e fundit në qytetin e lindjes, një qytezë e vogël jashtë Los Angeles që e ka frymëzuar atë për albumin e tij të parë.

Menaxheri i 26-vjeçarit të ndjerë rrefeu për “E News” se e gjithë qyteza do të ngrihet e do të mblidhet për nder të këtij artisti të madh i cili do të kujtojet për çdo frymëzim që i ka dhënë njerëzve, për talentin dhe sakrificat e tij.

Përkujtomirja u mbajt mbrëmjen e së martës në parkun e vogël të lojrave ku ai qëndronte në vegjëlinë e tij. Të gjithë artistët e industrisë u ftuan për të dhënë tributet dhe lamtumirën e fundit për Mac Miller i cili humb jetën pas një mbidoze në shtëpinë e tij.