Showbiz

I lëshojnë gaz lotsjellës emigrantëve, Eva Longoria dhe Rihanna dalin kundër Donald Trump

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë në hapësirën kufitare me Meksikën.

Dhjetra emigrantë kryesisht gra, fëmijë e të rinj janë dhunuar nga patrulla kufitare pasi kërkohet që ata të largohen nga kufinjtë sipas politikave të reja të vendosura nga Donald Trump.

Pamjet shokuese ku ata goditen dhe u hidhen gaz lotsjellës kanë bërë xhiron e botës ndërkohë që personazhet e famshëm si Rihanna apo Eva Longoria kanë reaguar ashpër kundrejt preidentit famëkeq të SHBA-ve.

Ka qenë Rihanna e cila fillimisht ka vënë në dukje këtë ngjarje në Instagram duke shpërndarë një status të Chris Sherman e duke e shoqëruar vetëm me diçiturën ‘terrorizëm’.

Nga ana tjetër aktorja meksikane Eva Longoria ka shkruar një deklaratë të gjatë, e shokuar nga pamjet e kësaj ngjarjeje e në të njejtën kohë e irrituar.

“Në nuk jemi të tillë si Amerikanë. T’u hedhësh gaz lotsjellës fëmijëve? Ata nuk janë kriminelë. Janë familje që kërkojnë strehim. Aty shihet një fëmijë me pelena. Çfarë po mendoje? Kjo foto ka thyer zemrën dhe besimin tim tek njerëzimi” ,-janë disa nga fjalët që ajo ka shkruar në postimin e saj në Instagram.