Bota Health & Beauty Tech

I lëshuar 30 vjet më parë, sateliti pritet të takojë sërish Tokën!

Një satelit jo funksional pritet të kalojë nëpër atmosferën e Tokës ditën e nesërme, pothuajse 30 vjet pasi u lëshua. Sateliti, i njohur si ERS-2, pritet të ndahet në copëza, shumica e të cilave do të digjen. Për shkak se procesi është “natyror”, me fjalë të tjera, nuk kontrollohet nga njerëzit është e pamundur të parashikohet saktësisht se kur dhe ku do të ndodhë.

Por me kalimin e kohës, agjencia do të jetë në gjendje të thotë me saktësi më të madhe se çfarë do të ndodhë. Agjencia parashikoi se sateliti do të hynte në atmosferën e Tokës në orën 11:14 të mëngjesit të së mërkurës.

Ekziston një pasiguri për shkak të aktivitetit të paparashikueshëm diellor, që do të thotë kalimi i satelitit mund të ndodhë deri në 15 orë para ose pas kohës së parashikuar. Fotot e satelitit që bien drejt atmosferës u publikuan nga ESA të hënën. Disa copëza mund të bien në Tokë, tha ESA, por ka shumë të ngjarë të bien në oqean. ERS-2 u lëshua në 1995. Në atë kohë, ishte anija kozmike më e sofistikuar e Europës për vëzhgimin e Tokës.