Botë e Çuditshme Fashion

‘I paftuari’ hyn në pasaralë me veshjen e çuditshme dhe të gjithë menduan se ishte tendenca e fundit e modës…

Java e Modës në New York thuhet se është në kulmin e saj, ndërsa dje një nga kostumet mori më shumë vëmendje nga të tjerat, por jo për arsyet e duhura. Pamje qesharake janë shpërndarë në rrjet të momenteve kur një mashtrues nisi të kalonte pasarelën i veshur me një qese të bardhë mbeturinash por askush nuk duket se e vuri re, derisa shprehja e tij e fytyrës e tradhtoi dhe siguria ndërhyri për ta kapur.

Personi mbante në kokë një veshje dushi, pandallona të shkurtra dhe trupin e zhveshur e mbulonte vetëm me qesen transparente, çka duket se plotësonte kriteret e veshjeve në sfilatë. Qesja dukej ose si nga ato të mbeturinave ose si një mushama për kohë me shi, por sigurisht që kombinimi e la gjurmën e tij, shkruanin me ironi mediat.

Dhe në fakt ai u prit me duartrokitje si të gjithë modelet e tjera, por teksa i afrohej fundit të pasarelës një oficer sigurie nisi ta ndjekë dhe pasi e kapi e tërhoqi jashtë duke lënë audiencën të habitur. Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale mori shikime dhe komente të panumërta, ku shumë shkruanin se edhe ata ishin gënjyer nga pamja e tij, duke menduar se ishte një tendencë e re mode. Pas postimit të videos disa përdorues sugjeronin se ishte në fakt një humorist i YouTube i quajtur Fred Beyer, i cili poston shumë video të tilla në kanalin e tij me 300,000 ndjekës.