Bota Botë e Çuditshme

I pari që prej pandemisë së koronavirusit, rituali i çuditshëm që zhvillohet çdo vit në Indonezi!

Me mijëra persona u ngjitën së fundmi në kraterin e një vullkani aktiv në Indonezi për të zhvilluar një ritual të përvitshëm. Ata hodhën bagëti e ushqime në kraterin e vullkanit në një ceremoni fetare shekullore. Çdo vit, anëtarë të fisit Tengger nga malësitë përreth mblidhen në majë të malit, i famshëm për pamjen mahnitëse të lindjes së diellit, për të nderuar perënditë me shpresën që do t’iu sjellin fat.

“Ne kemi shumë dhi dhe një e kemi sjellë këtu për t’ia dërguar Zotit. Ky është një akt mirënjohje ndaj Zotit që na ka dhënë prosperitet”,-tha një fermer indonezian. Ky ritual ishte i pari që prej pandemisë së koronavirusit pasi autoritetet ndaluan grumbullimet.