Botë e Çuditshme

I vë flakën shtëpisë me një person brenda dhe ulet në karrige, video bëhet virale në rrjet!

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Maryland, SHBA, ku një grua, e akuzuar për tentativë vrasje, dyshohet se i vuri flakën shtëpisë së saj, ndërsa një grua tjetër ishte brenda dhe më pas u ul në një karrige jashtë, duke parë ndërtesën duke u djegur.

“Daily Mail” ka publikuar një video ku Gail Metwally, 47-vjeçe është duke parë shtëpinë e përfshirë nga flakët.

Ajo qëndron e ulur në karrige dhe në duar mban një libër. Video u xhirua me telefon nga një person aty pranë. Ai dëshmoi se e pa gruan të ndizte zjarrin në pjesë të ndryshme të shtëpisë, para se të ulej e qetë në karrige.

Ndërsa shtëpia po digjej, ai shtoi po ashtu se nga dritarja e bodrumit u dëgjua duke bërtitur për ndihmë një grua, e paidentifikuar, e cila u ndihmua nga disa kalimtarë, që e nxorën atë të sigurt nga dritarja.

Motivet se përse 47-vjeçarja i vuri flakën shtëpisë janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet paraprakisht se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkaq, video është bërë virale në rrjet.